Besnik Hasi gati për të marrë drejtimin e klubit të njohur

Besnik Hasi gati për të marrë drejtimin e klubit të njohur

13:10, 12/12/2017

Pas eksperiencave të mbyllura përpara kohe me polakët e Legias së Varshavës dhe grekët e Olimpiakosit, pavarësisht se i udhëhoqi skuadrat drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi është pranë rikthimit në detyrë.

Ish-kapiteni i Kombëtares cilësohet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Genkut në Belgjikë, skuadër që së fundmi largoi nga detyra trajnerin Albert Stuivenberg.

Me ekipin që renditet në vendin e nëntë në kampionat, drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkonin holandezin për mosrealizimin e objektivit.

Besnik Hasi cilësohet si shpëtimtari i sezonit, edhe sepse 46-vjeçari e njeh mjaft mirë ambientin. Gjatë karrierës si futbollist, gjakovari ka luajtur 5 sezone me ngjyrat e Genk, në dy etapa të ndryshme, madje në vitin 1999 fitoi edhe titullin e parë kampion në Belgjikë si lojtar.

Rikthimi si trajner në Jupiler Pro League cilësohet si lëvizja ideale për Hasin, pasi njohuria e madhe që ka për kampionatin do ta ndihmonte të ringrinte kuotat si trajner, ndërsa ish-kapiteni kuqezi është përfolur edhe si alternativë për stolin e përfaqësueses së Kosovës. /SS/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco