VIDEO/ Manipulohet shorti i Champions Leagues? Dalin pamjet...

VIDEO/ Manipulohet shorti i Champions Leagues? Dalin pamjet...

08:26, 12/12/2017

As ky short i Champions League nuk mund të kalonte pa dyshime për trukim.

Sot në Nion u hodh shorti i Champions League ku Chelsea do të ketë për kundërshtarë Barcelonën.

Të gjithë në Londër donin të shmangnin Barcelonën,me të cilët kanë kujtime jo të mira.

Megjithatë me short u vendos që kundërshtar i radhës të jetë Barcelona dhe për këtë sipas tifozëve të Chelesa, fajtor është Xabi Alonso. Ish futbollisti i Real Madrid dhe Bayern Munich, tërhiqte goglat ndërsa me formimin e dyshes Barcelona – Chelsea, iu ndihmua Bayern Munich.

Po që se Chelsea për kundërshtar do merte Beshiktashin, atëherë dyshja e fundit do ishte Bayern, në të cilin Alonso mbylli karrierën dhe Barcelona. Pamjet filmike nga shorti tregon se Alonso, me vëmendje të madhe shikonte se cila gogël e ka emrin Barcelona, e cila Beshiktash.

Gjat transmetimit në TV, mund të shihej se Alonso, në ato momente rrotullonte vetëm një gogël dhe për fat të keq të tifozëve të Chelsea për kundërshtar nxjerr Barcelonën. Sipas tifozëve të Chelsea në këtë mënyrë Alonso i ndihmoi skuadrës së tij të ketë një kundërshtar më të lehtë se sa që do ishte Barcelona./ vipsport

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco