VIDEO/ Ronaldinho bën mrekullinë e radhës, gol nga mesi i fushës, portieri e duartroket

VIDEO/ Ronaldinho bën mrekullinë e radhës, gol nga mesi i fushës, portieri e duartroket

23:38, 11/12/2017

Legjendari Ronaldinho vijon të mahnisë në ndeshjet miqësore që po zhvillon me qëllim bamirësie, dhe një natë më parë ai shënoi një gol nga distancë më e madhe se 50 metra.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, braziliani dhuronte rregullisht spektakël aq sa për të shkaktuar përuljen e tifozëve para tij. Të tillë janë goli i shënuar ndaj Chelseas në përballjen për Champions League, goditja e dënimit në Kupën e Botës 2002 që la të palëvizur David Seaman, dhe shumë episode të tjera të paharrueshme prej gjeniu.

Aktualisht, ndonëse ende nuk i ka varur këpucën e tij në gozhdë, Ronaldinho është pa një klub që kur ai u largua nga Fluminense në vitin 2015 dhe duket se do të njoftojë shumë shpejt tërheqjen e tij.

Për më tepër që tani po punon si ambasador i klubit të Barcelonës. Por, ashtu sikurse ai tregoi me ekzibicionin e tij më të fundit në Brazil, vazhdon të mbartë me vete të gjithë magjinë dhe stilin gjenial.

37-vjeçari mori topin në gjysmëfushën e tij dhe pa kaluar vijën e bardhë të mesit të fushës , pa portierin jashtë zonës dhe nisi një silurë në distancë mbi 50 metra, që u ndal vetëm nga rrjeta e portës kundërshtare.

Përpjekja e fituesit të “Topit të Artë 2005” nuk preku asnjëherë fushën. Ishte aq perfekte dhe e bukur sa që edhe vetë portieri i mundur nuk mund të ndalte së duartrokituri për mrekullinë që kishte asistuar.

Po aq të mahnitur ishin edhe shokët e skuadrës së Ronaldinhos, për atë që braziliani bëri në Sao Paolo, sa që nisën t’i përulen në shenjë nderimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco