Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Sfida e tensionuar e Serie A mbyllet me rezultatin që askush nuk e priste

VIDEO/ Sfida e tensionuar e Serie A mbyllet me rezultatin që askush nuk e priste

23:18, 11/12/2017

Lazio dhe Torino përmbyllën javën e 16-të në Serinë A, me sfidën mes tyre që përfundoi me fitoren 1-3 të miqve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në sekondat e fundit, një konfrontim mes Imobiles dhe ish-romanistit, Burdiso, bëri që arbitri të nxirrte kartonin e kuq për sulmuesin e Lazios.

Me fillimin e të dytës, Torino shënoi shpejt dy herë, me Berenguer dhe Rinkon.

Luis Alberto ngushtoi përkohësisht shifrat, por ishte Edera, i sapo futur në lojë për “granatat”, që vulosi fitoren për Torinon.

Strakosha ishte titullar nga minuta e parë, por nuk i mbetej të bënte asgjë, pas mbetjes me 10 lojtarë të ekipit të tij, por edhe duke parë super golat e shënuar nga lojtarët miq.

Me këtë humbje, Lazio mbetet në vendin e 5-të, me 32 pikë, ndërsa Torino afrohet me Milanin, në vendin e 8-të, me 23 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco