Afrika shpall lojtarin më të mirë të vitit, zbuloni se kush e merr çmimin

Afrika shpall lojtarin më të mirë të vitit, zbuloni se kush e merr çmimin

21:08, 11/12/2017

Njeriu që me një penallti dramatike në minutën e 94-t dërgoi Egjptin në finalet e Kupës së Botës është vlerësuar nga BBC si futbollisti afrikan më i i mirë i vitit.

Mohamed Salah u nderua nga gjiganti mediatik si më i miri në “Kontinentin e Zi”, duke lënë pas shokun e tij te Liverpuli, Sadio Mane si dhe sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Pier-Emerik Aubumeyang.

“Jam shumë i lumtur që fitoj këtë çmim që ka vërtet ndjesi speciale për mua. Kam patur një start fantastik te Liverpuli dhe për këtë më ka ndihmuar shumë dhe trajneri Jurgen Klop. Por, nuk dua të lë pa përmendur ish-ekipin tim, Romën si dhe lojtarët e kombëtares egjiptiane”, tha Mohamed Salah.

Futbollisti ishte arkitekti i kualifikimit të përfaqësueses së Egjiptit në Botërorin e Rusisë verën e ardhshme, arritje që vjen për herë të parë për këtë vend pas vitit 1990.

Ai ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet, madje për këtë shkak, Roma vazhdon të përfitojë bonuse edhe pas shitjes së sulmuesit te Liverpuli.

Mohamed Salah është aktualisht shënuesi më i mirë i Premier Ligës me 13 gola.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco