Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Aksident i rëndë i futbollistit të Kombëtares së njohur. Shkatërrohet Ferrari, ja gjendja e tij

Aksident i rëndë i futbollistit të Kombëtares së njohur. Shkatërrohet Ferrari, ja gjendja e tij

20:06, 11/12/2017

Futbollistët njihen për përdorim makinash super të shtrenjta e herë pas herë edhe për aksidente spektakolare. Një të tillë ka kaluar në fundjavë edhe futbollisti i Kombëtares turke dhe ish-futbollisti i Gallatasarayt, Burak Yillmaz.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës Ferrari i i drejtuar prej tij është rrotulluar para se të përplasej me një “Jeep” të parkuar në një nga rrugët e Stambollit, duke u shkatërruar.

Gjendja shëndetësore e lojtarit të Trabzonsporit raportohet se është shumë e mirë. Agjencia turke e lajmeve, “DHA”, raportoi se Ferrari i shtrenjtë ishte në pronësi të dhëndrit të ish-trajnerit të Kombëtares turke, Fatih Terim.

Një dëshmitar okular tha për “DHA” se me të parë aksidentin kishte vrapuar drejt makinës dhe e kishte pyetur nëse dëshironte të thërriste ambulancën. Përgjigjja e lojtarit kishte qenë e prerë: “Jo, Jo!”

Gjendja e tij ishte shumë e mirë, nuk kishte asgjë, tha ai, duke shtuar se futbollisti ishte larguar me një automjet të zi nga vendngjarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco