Conte: Ndaj Barcelonës duhet të japim 120%

Conte: Ndaj Barcelonës duhet të japim 120%

19:50, 11/12/2017

Antonio Conte thotë se Chelsea duhet të mbetet optimist, edhe pse shorti i Champions League i ka përcaktuar një kundërshtar të fortë si Barcelona.

“Reagimi ynë duhet të jetë pozitiv,” shprehet trajneri Conte në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Huddersfield Town.

“Siç e dimë shumë mirë, kur je në këtë fazë duhet të jesh gati të përballesh me këdo. Në këtë rast duhet të jemi gati të përballemi me Barcelonën. Kur luan ndaj Barcelonës duhet të japësh 120% si brenda ashtu edhe jashtë fushe nëse do të shkosh në raundin tjetër, deklaroi trajneri i Chelseat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco