Një kangur parashikon fituesin e Champions League dhe skuadrën finaliste

Një kangur parashikon fituesin e Champions League dhe skuadrën finaliste

19:27, 11/12/2017

Nuk është hera e parë që parashikimet për fituesin e një kompeticioni të rëndësishëm të futbollit të bëhen nga një kafshë, shkruan SYRI.net.

Kujtojmë oktapodin Paul që parashikonte triumfin e Spanjës në Europianin e vitit 2008 dhe Botërorin e vitit 2010.

Këtë herë në Spanjë kanë bërë eksperiment me një kangur. Mediat spanjolle zbulojnë që kanguri i quajtur Green ka bërë parashikimin e finalistëve të Champions League dhe fituesin e kompeticionit madhor për klube.

Parashikimi i kangurit është bërë në këtë mënyrë. Sipas mediave spanjolle, për 16 ekipet e kualifikuara nga faza e grupeve është bërë një logo e klubit përkatës me përmasa 20x20 centimetra.

Të gjitha logot janë bashkuar dhe është formuar një katror rastësor dhe i është vënë përpara kangurit Green, i cili ka qenë i ngritur me dy këmbë.

Kanguri që tashmë pritet të bëhet i famshëm ka vendosur fillimisht njërën dorë te logo e PSG dhe më pas dorën tjetër tek ajo e Bayern Munchen.

Sipas eksperimentit të bërë nga supersticiozët spanjoll, finalja do të jetë PSG-Bayern Munchen dhe nga parashikimi i kangurit Green fitues do të jetë ekipi francez.

Kujtojmë që të dy ekipet u ndeshën edhe në fazën e grupeve, me PSG që fitoi 3-0 në Paris dhe Bayern Munchen u hakmorr në “Allianz Arena” duke fituar 3-1.

Në 1/8-at e finaleve Bayern Munchen do të përballet me Besiktas dhe PSG me Real Madridin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco