Trajneri i Barcelonës reagon në këtë mënyrë për shortin me Chelsean

Trajneri i Barcelonës reagon në këtë mënyrë për shortin me Chelsean

18:51, 11/12/2017

Barcelona në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Chelseat dhe kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalanase, Ernesto Valverde.

Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajnë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.

“Ishte një short i vështirë për ne, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për “Barca TV”.

“Chelsea është kampion aktual i Premierligës dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jenë dy ndeshje të bukura dhe motivuese”, theksoi tekniku i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco