Te Napoli vjen një mbrojtës i djathtë, rrezikohet Hysaj

Te Napoli vjen një mbrojtës i djathtë, rrezikohet Hysaj

18:34, 11/12/2017

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mbrojtësit të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

Lojtari i ka thënë “Po” kalimit në Napoli dhe kthimit të tij në Serie A. Për shërbimet e tij skuadra italiane do të paguajë 20 milionë euro, aq sa kishte paguar Atletico kur e transferoi nga Sassuolo.

Ky nuk është një lajm i mirë për mbrojtësin e Kombëtares sonë, Elseid Hysaj, që luan në krahun e djathtë në Napoli. Me ardhjen e Vrsaljko do të shtohet konkurrenca për rolin e titullarit si mbrojtës i djathtë, edhe pse shkodrani luan edhe në të majtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco