Klubi i Bayern Munchen hedh në gjyq prestigjiozen gjermane ‘Bild’

Klubi i Bayern Munchen hedh në gjyq prestigjiozen gjermane ‘Bild’

18:11, 11/12/2017

Drejtori Sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka thënë se janë të pavërteta lajmet e gazetës “Bild” se skuadra e tij do të transferojë Lenon gjatë janarit.

Për më shumë, ai tha se do të padisë gazetën prestigjioze për shpifje.

“Bild” kishte shkruar se për shkak të dëmtimeve të Manuel Neuer dhe Ulerich, Bayerni gjatë janarit do të transferonte portierin gjerman.

“Këto raportime nuk kanë bazë. Bayern Munchen do të marrë masa ligjore. Ne jemi të kënaqur me portierët tanë”, tha Salihamidzic për faqen e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco