Futbollistin e Kombëtares shqiptare e zë halli i madh në Greqi

Futbollistin e Kombëtares shqiptare e zë halli i madh në Greqi

17:52, 11/12/2017

Është për të ardhur keq se si trajtohet një talent nga ekipi grek i PAOK-ut. Ergys Kaçe, as në ndeshjen e djeshme, nuk është grumbulluar nga trajneri, në ndeshjen që skuadra e fitoi me rezultatin 4-0 kundër Panathinaikosit.

Në verë, shqiptari kishte disa interesime, por PAOK e mbajti me ngulm si të rëndësishëm, ndërkohë që trajneri i ri nuk e grumbullon dhe nuk i jep asnjë hapësirë.

Me shumë gjasa pritet që të ketë largim të tij në merkato, mirëpo si në vitet e shkuara, drejtuesit mund të rrisin pretendimet për kartonin e tij deri në një masë që është fare e palogjikshme për kushtet e tregut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco