Tifozët e Juventusit poshtërojnë interistët me këtë fotomontazh

Tifozët e Juventusit poshtërojnë interistët me këtë fotomontazh

17:09, 11/12/2017

Sot në mesditë u hodh shorti i 1/8-ave të finaleve të Champions League, ku u përcaktuan 8 çifte mjaft interesante, njofton SYRI.net.

Pas hedhjes së shortit, në rrjetet sociale ka plasur ironia nga ana e tifozëve të Juventusit. Skuadra bardhezi do të përballet në 1/8-at me Tottenham, por më tepër sesa meraku për anglezët, tifozët juventinë tallen me interistët.

Siç dihet Interi nuk mer pjesë në asnjë kompeticion në Europë, por do të luajë në Kupën e Italisë me ekipin e panjohur të Pordenone.

Pikërisht kjo është ironia e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, të cilët kanë bërë një montazh të shortit të Champions League, duke futur dhe sfidën Inter-Pordenone.

Batuta ironizuese e juventinëve nëpër rrjetet sociale është: “Ne luajmë me Tottenham, kurse Interi me Pordenonen”.

Image

     

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco