Formacioni i Skënderbeut kundër Young Boys. Korçarët probleme në sulm

Formacioni i Skënderbeut kundër Young Boys. Korçarët probleme në sulm

09:50, 07/12/2017

Sot në orë 19:00 Skënderbeu do të luajë kundër Young Boys në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Mungesa e paparashikuar e sulmuesit nigerian, Xhejms Adeniji, ka bërë me dhimbje koke trajnerin Ilir Daja, i cili nuk ka asnjë alternativë tjetër në repartin ofensiv dhe sot i duhet të improvizojë.

Me Souenë dhe Nesporin të dëmtuar dhe pa një sulmues të mirëfilltë në fushë, sërish Skënderbeu do të rreshtohet me një 4-3- 3. Me shumë mundësi, etiopiani Benyam Demte do të bëjë “9”-shin fals në fushë, por një alternativë është edhe Gjergji Muzaka.

‘Panorama Sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të projektuar nga Ilir Daja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment