UEFA i refuzon Milanit planin për FFP, gati dënimi

UEFA i refuzon Milanit planin për FFP, gati dënimi

09:38, 07/12/2017

UEFA e ka hedhur poshtë propozimin e Milanit për të ashtuquajturën “marrëveshjen vullnetare” për parametrat e Financial Fair Play (FFP).

Sipas medieve italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” pretendojnë se UEFA e hodhi poshtë propozimin si të paimagjinueshëm.

Kjo do të thotë se janë të hapura për gjobat dhe kufizimet potenciale të veprimtarisë së transferimit, në raste ekstreme madje edhe refuzimi i hyrjes në konkurrencën evropiane, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Presidenti i UEFA Aleksandar Ceferin muajin e kaluar tha se ishte "i shqetësuar" nga plani i FFP i paraqitur nga 'Rossonerët'.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco