Hidhet shorti për Kupën e Botës, ja gjithçka që duhet të dini...

Hidhet shorti për Kupën e Botës, ja gjithçka që duhet të dini...

08:35, 01/12/2017

Shorti i grupeve për Kupën e Botës “Rusi 2018” do të zhvillohet sot në orën 15:00, në pallatin e Kremlinit në Moskë, ku do të marrin pjesë 32 skuadrat e kualifikuara përfshirë këtu edhe Rusinë, e cila është organizatorja e këtij kompeticioni.

Në këtë event të organizuar nga FIFA do të jenë të pranishëm mbi 1 mijë e 300 të ftuar, ndër të cilët 30 trajnerë, nga 32 gjithsej, të skuadrave të kualifikuara, që janë të ndara në 4 vazo, shkruan SYRI.net.

Gjatë hedhjes së shortit, ku në çdo grup do të jetë vetëm një skuadër për çdo vazo, duhet të respektohen disa kritere. Në çdo grup duhet të jenë jo më shumë se dy skuadra evropiane.

Kombëtaret që vijnë nga kontinentet e tjera, nuk mund të jenë në të njëjtin grup me përfaqësueset e së njëjtës konfederatë.

Përveç kritereve bazë, FIFA ka vendosur edhe disa rregulla të tjera përsa i përket shortit. Rusia, e vendosur në një gogël të kuqe në vazon e parë do të jetë skuadra A1, e para e grupit të parë.

7 përfaqësueset e mbetura të vazos së parë do të jenë të parat e grupeve të mbetura nga B te H. 6 nga 8 grupe do të kenë nga 2 skuadra europiane, ndërsa 2 vetëm nga 1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco