Juventus blen përfundimisht Douglas Costa nga Bayern Munchen

Juventus blen përfundimisht Douglas Costa nga Bayern Munchen

23:52, 24/11/2017

Bayern Munich ka lajmëruar shitjen e Douglas Costa te Juventus për 46 milionë euro. Costa u transferua këtë verë te Juventus me formulën e huazimit dhe drejtori ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinze Rummenigge, ka lajmëruar tani blerjen përfundimtare të sulmuesit nga ana e kampionëve në fuqi të Italisë.

Pagesa përfshin 6 milionë eurot e paguara fillimit nga Juventus për huazimin e brazilianit, plus 40 milionë eurot e paguara për blerjen e plotë të kartonit.

Kjo është shuma më e madhe që Bayern ka marrë për një lojtar. “Douglas Costa ka qenë i huazuar, por tani është shitur përfundimisht tek Juventus për 46 milionë euro”, ka thënë Rummenige gjatë takimit të përvitshëm të zhvilluar në “Audi Dome” të Mynihut.

Costa u transferua te Bayern nga Shakhtar Donetsk në 2015-ën dhe ka realizuar 17 gola në 44 ndeshje me bavarezët. Deri tani, 27-vjeçari brazilian ka luajtur 16 ndeshje me Juventus dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco