Alarm tek Milani, ‘ylli’ i skuadrës pranë transferimit tek Reali

Alarm tek Milani, ‘ylli’ i skuadrës pranë transferimit tek Reali

12:48, 24/11/2017

Qendërmbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci në janar mund të largohet për tek Real Madrid.

Janë mediat spanjolle të cilat raportojnë se gjashtë muaj pasi Milani e bleu nga Juventus, skuadra kuqezi mund ta humbas atë për shkak të problemeve financiare, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Sipas ‘Diaro Gol’, klubi nga “San Siro” mund ta lejoj largimin e tij për shkaqe financiare, nëse vjen një ofertë e mirë nga skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Madrilenët nuk kanë edhe aq siguri në qendër të mbrojtjes dhe kërkojnë një mbrojtës si italiani, me përvojë të madhe, aftësi teknike dhe fizike.

Milani janë të gatshëm ta shesin asnjë cent më pak se 40 milionë euro, aq sa edhe e kanë blerë nga Juventusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco