Trajneri i Dinamos së Kievit jep arsyen qesharake: Ja fajtori i humbjes ndaj Skënderbeut

Trajneri i Dinamos së Kievit jep arsyen qesharake: Ja fajtori i humbjes ndaj Skënderbeut

10:03, 24/11/2017

Tekniku i Dinamos së Kievit, Aleksandër Khaskeviç, nuk u pa shumë i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, teksa ia vë fajin e humbjes udhëtimit prej tre orësh.

Sipas tij, bënë edhe gabime në mbrojtje, të cilat sollën edhe golat e Skënderbeut, shkruan panorama.

“Mund të them se 3 orë rrugë çuan në humbjen e skuadrës në këtë ndeshje. Megjithatë, duhet ta pranoj se patëm probleme edhe në mbrojtje në golat e pësuar, ku edhe mund të evitohej ndonjë prej tyre”, u shpreh fillimisht tekniku i miqve, i cili me sa duket nuk e ka pasur të lehtë pranimin e humbjes përballë ekipit të Skënderbeut.

Më tej, në lidhje me futbollistët që luajtën në këtë ndeshje, ai u shpreh: “Nuk kisha se çfarë ndryshimesh të tjera të bëja në këtë ndeshje, pasi aq futbollistë kisha në dispozicion”, vazhdoi shkurtimisht Khaskeviç, duke pranuar në njëfarë mënyre dështimin e skuadrës së tij, edhe pse la pushim disa prej titullarëve në këtë ndeshje të parafundit në grupet e Europa Ligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco