Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Sabien Lilaj bën gati valixhet: Largohem nga Skënderbeu, kam kontakte me disa ekipe

Sabien Lilaj bën gati valixhet: Largohem nga Skënderbeu, kam kontakte me disa ekipe

08:35, 24/11/2017

Skënderbeu mori një fitore 3-2 në përballjen kundër Dinamos së Kievit të vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Autori i golit të parë, mesfushori Sabjen Lilaj, u shpreh i kënaqur për golin, pasi vinte edhe pas një dëmtimi. Ai u shpreh, se pas formës së mirë që po kalon tek Skënderbeu dhe Kombëtarja, është gati të provojë një aventurë të re, dhe tha se është në kontakte me disa klube.

Nga erdhi ky supergol në Europë?

“Në fakt është devijuar pak. Kthehesha edhe pak dëmtimit, kam gati 5-6 ditë pa stërvitje. Kisha nevojë për një ndeshje të mirë, edhe për golin.

Fituat por u skualifikuat…

“Këto janë mundësitë tona. Pavarësisht se kërkojmë më shumë, duke parë kundërshtarët në grup, kaq ishin mundësitë.”

Ndeshje e mirë me kombëtaren, gjithashtu në Europa Ligë. Ku e sheh veten Lilaj sezonin tjetër?

“Unë kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Edhe një aventurë në Europë, do më pëlqente. Kam kontakte me disa ekipe, por përderisa kam kontratë me Skënderbeun, e vendos klubi edhe për mua.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco