Shehi: Fitore e madhe, por të vjen keq që...

Shehi: Fitore e madhe, por të vjen keq që...

23:17, 23/11/2017

Në intervistën pas ndeshjes, portieri Orges Shehi u shpreh se Skënderbeu mori një fitore të madhe ndaj Dinamos së Kievit.

Edhe pse tashmë të eliminuar, ai theksoi se do të shkojnë të luajnë ndeshjen e fundit për të bërë tifozët krenarë.

Një fitore e madhe. Për këtë arsye, në fund u zumë pak në panik. Ishim në rezultatin 3-1. Pësuam një gol që mund ta evitonim, por në fund morëm një fitore ndaj kundërshtarit më të fortë të grupit, dhe jemi të kënaqur. Pas ndeshjes tonë, duhet të shohim edhe kundërshtarit. Për fatin tonë të keq, Partizani fitoi dhe ne u eliminuam. Por ne, do të shkojmë të luajmë ndeshjen e fundit për të bërë krenar të gjithë tifozët tonë”, tha Shehi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco