Fatale/ Skënderbeu fiton, por ja çfarë e penalizon për të mos kaluar grupin

Fatale/ Skënderbeu fiton, por ja çfarë e penalizon për të mos kaluar grupin

23:08, 23/11/2017

Skënderbeu nuk ka mundësi që të kualifikohet për më tej, edhe pse arriti një fitore madhështore me Dinamon e Kievit. Korçarët aktualisht janë të tretët me 5 pikë, por Partizani i Beogradit fitoi me Yang Boysin 2-1 dhe është i dyti me tetë pikë. Serbët favorizohen nga ndeshjet direkte.

Edhe nëse Skënderbeu mund Yang Boysin në ndeshjen e fundit dhe Partizani humb në transfertë me ukrainasit, do të renditeshin me tetë pikë, por përfitojnë serbët sepse në ndeshjet direkte kanë barazuar 0-0 dhe kanë mundur 2-0 ekipin e Skënderbeut.

Rregullorja

Në kompeticionet UEFA, sipas nenit 20, pika 6, qoftë në Ligën e Kampioneve, ashtu sikurse në Ligën e Europës, rregullorja parashikon që vendimtare për t’u kualifikuar nga faza e grupeve janë bilanci i ndeshjeve direkte, ku pa dyshim edhe golat jashtë fushe vlejnë si një bonus.

Kjo do të thotë që në rast pikësh të barabarta mes dy skuadrave, pikët e grumbulluara me njëra-tjetrën do të jenë decizive. Në rast se edhe duelet direkte kanë ndarë dy barazime, ai që vendos do të jenë golavarazhi mes tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco