E bujshme/ Dhunoi seksualisht një vajzë shqiptare, dënohet me 9 vjet burg braziliani i Milanit

E bujshme/ Dhunoi seksualisht një vajzë shqiptare, dënohet me 9 vjet burg braziliani i Milanit

18:33, 23/11/2017

Ish-ylli brazilian i Milanit, Robinjo, është dënuar me nëntë vite burg nga Gjykate e Milanos, pasi është shpallur fajtor për dhunë në grup ndaj një vajze shqiptare.

Dhuna, sipas hetimit, është ushtruar nga Robinjo gjatë kohës që luante te Milani, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë.

Dhuna seksuale, ka ndodhur në 22 janar 2013, dhe vajza shqipare në atë kohë ishte 22 vjeç. E gjithë kjo histori ka ndodhur në një diskotekë në Milano.

Robinjo ka qenë i përfshirë edhe më parë në një histori të njëjtë, ku në 2009, teksa luante në radhët e Mançester Sitit, u arrestua për përdhunim. 33-vjeçari tashmë është pjesë e skuadrës së Atletiko Minieros në kampionatin brazilian.

Në raportin e Gjykatës përmendet se braziliani do të ketë një mundësi për të kundërshtuar dënimin pasi sistemi italian i ligjit lejon “disa nivele apeli” para se të zbatohet ndonjë dënim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco