Drejtues tek Milanit? Ja si përgjigjet Kaka

Drejtues tek Milanit? Ja si përgjigjet Kaka

15:40, 23/11/2017

Me qindra tifozë pritën idhullin e tyre Ricado Kaka, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij si futbollist me ekipin amerikan të Orlando City Fc.

Braziliani po bëhet gati për të ndjekur në “San Siro” takimin që Milani do të luajë sot kundër Austrisë së Vjenës.

"Është diçka shumë speciale që të kthehem pas 3 vitesh. Unë kam qenë e do jem gjithnjë i Milanit, me Milanin në zemër sepse kam rënë në dashuri dhe raporti im me këtë shoqëri është shumë i bukur”, tha fillimisht ai.

Shumë tifozë e duan fituesin e “Topit të Artë” prapë në klubin kuqezi, këtë herë me një detyrë të re, ose pse jo në ekip.

“Hë për hë është e vështirë për të folur për këto gjëra. Është shumë bukur që unë po rri afër Milanit, pastaj të shikojmë se çfarë do të bëjmë. Ideja është e qartë për të gjithë. Të kthehet protagonist në Itali dhe Europë, siç ka qenë gjithmonë. Sa kohë do të duhet? Varet nga rezultatet në fushë dhe vendimet që dot ë merren. Të presim dhe të shikojmë çdo vit si procedon ekipi dhe çfarë ndodh”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco