Panucci ‘kapet’ me gazetarin: Më pëlqen Aliji, atë dua të marr unë...

Panucci ‘kapet’ me gazetarin: Më pëlqen Aliji, atë dua të marr unë...

14:47, 23/11/2017

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci  i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me alternativat në mbrojtje dhe shpjegoi rastin e lojtarëve të dëmtuar.

I pyetur se përse nuk u jep mundësi mbrojtësve që aktivizohen në kampionatin shqiptar si Mici apo Hoxhallari, Panucci nuk hezitoi të bënte një shaka ironike me gazetarin.

“Më pëlqen Aliji, atë dua të marr unë. Ç’rëndësi ka. Ju pëlqeni brunet, mua më pëlqejnë biondet”- tha ai.

 Alternativat e mbrojtjes?

“E dimë që Hysaj mund të luajë dhe në të majtë. Kemi Lenjanin, Memolla-n dhe Alijin. Uroj që Aliji të gjejë skuadër pasi më pëlqen shumë. Nëse nuk është asnjëri prej tyre mund të luajë dhe Veseli në krah”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco