Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Panucci paralajmëron: Në mars afroj 2-3 lojtarë të rinj me Kombëtaren

Panucci paralajmëron: Në mars afroj 2-3 lojtarë të rinj me Kombëtaren

14:33, 23/11/2017

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka paralajmëruar se në miqësoret e marsit do grumbullojë 2-3 lojtarë të rinj.

Në një konferencë për mediat, tekniku italian insistoi mos tregojë emra por theksoi se po punon për të formuar një grup të mirë që do të jetë konkurrues në Europian.

“Do grumbullohemi në mars për një miqësore ku do marrim dy tre lojtarë që duam t’i shohim për kombëtaren. Kemi 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë Europianin. Jam duke vëzhguar 5-6, por nuk them emra sepse janë lojtarë të rinj dhe më mirë mos të them emra. Gjithashtu ndryshe kur i shikon nga afër dhe ndryshe në video”, u shpreh Panucci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco