Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

E bujshme/ Ky shtet rrezikon Botërorin, mrekullia çon Italinë në ‘Rusi 2018’

E bujshme/ Ky shtet rrezikon Botërorin, mrekullia çon Italinë në ‘Rusi 2018’

18:22, 22/11/2017

Kombëtarja peruane rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin “Rusi 2018”. Lajmi është bërë i ditur nga një media vendase, e cila evidenton se për shkak të një projekt-ligji të propozuar, rrezikohet seriozisht pjesëmarrja e Kombëtares në Botëror.

Ky lajm ka ndezur edhe një herë shpresat për Kombëtaren italiane, e cila mund të jetë e përzgjedhura për të zëvendësuar Perunë, në eventin sportive më të rëndësishëm të botës.

Deputetja peruane, Paloma Noceda, ka dorëzuar për miratim një projektligj që e vendos Federatën Peruane të Futbollit, nën varësinë e Institutit peruan të Sportit, që ka funksione ministrore në këtë shtet.

Pikërisht ky fakt, është i papranueshëm nga FIFA, që kërkon pavarësinë e Federatave të Futbollit, nga institucionet shtetërore me funksion ministror.

Projekt-ligji pritet të kalojë për votim së shpejti dhe nëse miratohet, atëherë hapet rruga për pjesëmarrjen e Italisë në Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

cuco 23/11/2017 16:50

E perzgjedhura mund te jete italia?_ Pse jo ndonje tjeter por italia?

Shto koment

Denonco