De Biasi në dilemë, ofertë tunduese nga Kombëtarja që merr pjesë në Botëror

De Biasi në dilemë, ofertë tunduese nga Kombëtarja që merr pjesë në Botëror

16:46, 22/11/2017

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, aktualisht drejton skuadrën e Alaves në LA Liga. Por për shkak të suksesit të tij me Kombëtaren kuqezi, emri i trajnerit u bë shumë i njohur ndërkombëtarisht.

Së fundmi, emri i trajnerit italian është përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Australisë. Shumë media australiane bëjnë me dije se De Biasi është një kandidaturë e mundshme për të marrë drejtimin e Australisë, pas dorëheqjes së trajnerit Ange Postecoglou.

Nuk dihet cila do të jetë përgjigja e De Biasit, në rast të një oferte, sepse aktualisht ai ka një kontratë me Alaves në La Liga, skuadër e cila u mund 4-1 në fundjavë, nga Getafe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco