Kroos i paguan 25 mijë euro qera një lojtari të Atleticos

Kroos i paguan 25 mijë euro qera një lojtari të Atleticos

11:55, 22/11/2017

Toni Kroos së bashku me gruan dhe djalin e tij jetojnë në një shtëpi e cila gjendet në lagjen La Finca, shtepi për të cilen mesfushori gjerman i paguan Fernando Torresit 25 mijë euro qera në muaj.

Shtepia në fjalë pronar i të cilës është sulmuesi i Atleticos, Fernando Torres, ka në total 4.000 metra katrorë me pishinë, xhakuzi, palestër, një garazh që mund të zë deri në dhjetë vetura, kinema dhe një dhomë lojërash.

Kroos si fqinjë ka dy bashkëlojtaret e tij, Benzema e Cristiano, të cilet poashtu jetojnë në lagjen La Finca.

Torres përveç kësaj shtepie ka edhe katër shtëpi të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco