VIDEO/ Kombinimi Hysaj-Mario Rui po ‘çmend’ Champions Leaguen

VIDEO/ Kombinimi Hysaj-Mario Rui po ‘çmend’ Champions Leaguen

11:07, 22/11/2017

Napoli fitoi 3-0 përballë Shaktarit të Doneskut dhe në këtë mënyrë mbajti gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër të Champions Leagues.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj vazhdon të lerë mbresa me paraqitjet e tij, duke qenë i pakalueshëm në krahun e tij.

Një kombinim spektakolar me mbrojtësin portugez Mario Rui në minutat e fundit të ndeshjes, mahniti edhe faqen zyrtare të Champions League në “Instagram”. 

26-vjeçari portugez i kaloi topin me finte poshtë këmbëve kundërshtarit, duke dhuruar “show” me bashkëpunëtorin shkodran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco