FOTO/ Publikohet formacioni i javës së 13-të i Serie A, asnjë lojtar nga skuadra kryesuese

FOTO/ Publikohet formacioni i javës së 13-të i Serie A, asnjë lojtar nga skuadra kryesuese

17:54, 21/11/2017

Plot 3 futbollistë të Interit janë përzgjedhur në 11-shen më të mirë të javës së 13-të të Serisë A, publikuar nga Whoscored.com.

Zikaltrit arritën të marrin një fitore të pastër 2-0, ndaj një kundërshtari aspak komod si Atalanta dhe Icardi, D’Ambrosio e Skriniar, ishin 3 futbollistët që u bënë pjesë e formacionit më të mirë të javës.

Krahas Interit, në formacion përfaqësohen me nga 2 futbollistë Sampdoria që mposhti Juven, Roma që triumfoi në derbi dhe Sassuolo që fitoi ‘in extremis’ ndaj Beneventos.

Portieri i Cagliarit, Rafael dhe mbrojtësi i SPAL-it, Felipe, plotësojnë 11-shen më të mirë të javës.

Bie në sy që në këtë formacion nuk ka asnjë lojtar nga skuadra që kryeson kampionatin italian, Napoli. Edhe pse fituan 2-1 me Milanin, asnja nga napoletanët nuk e gjen veten në 11-shen më të mirë të javës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco