Zbulohet arsyeja përse Milani rrezikon përjashtimin nga Kupat e Europës

Zbulohet arsyeja përse Milani rrezikon përjashtimin nga Kupat e Europës

17:24, 21/11/2017

Lajmi vjen nga Spanja dhe bën që të ndizet alarmi në shtëpinë “kuqezi”. Sipas “Marca”-s, është hedhur poshtë kërkesa për një marrëveshje, e prezantuar në Nyon të Zvicrës nga delegacioni i Milanit para “Financial Body” të UEFA-s.

Argumentat e paraqitura nga shoqëria italiane nuk i kanë bindur ekspertet e qeverisë së futbollit europian. Marco Fassone, përfaqësuesi kryesor i Milanit në këtë takim, nuk arriti të bindte askënd nga paneli i caktuar që kryesohet nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin

Milani është në pritje të vendimit të Komitetit të Disiplinës, madje te “kuqezinjtë” i frikësohen një mase të rëndë ndëshkimore, deri në përjashtim nga Kupat e Europës.

Por cilat pjesë të dosjes së Milanit nuk e kanë bindur UEFA-n? Sipas “Marca”-s, ekspertët e konsiderojnë projektin kinez të kushtëzuar nga rezultatet sportive afatshkurtra.

Nuk janë të qarta madje as garancitë e prezantuara nga drejtuesit e Milanit për kalimin e pronësisë së klubit nga Fininvest te Sport Investment Lux për 740 milionë euro dhe 200 milionë eurot e shpenzuara gjatë merkatos së kësaj vere.

Analistët e UEFA-s e konsiderojnë këtë shpenzim të madh jashtë rrgullave të Fair play-t financiar. Vetëm gjatë gjysmës së parë të 2017-ës, Milani është me 32 milionë euro humbje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco