Debutoi me Kombëtaren, Kamer Qakën tani e kërkon klubi i madh portugez

Debutoi me Kombëtaren, Kamer Qakën tani e kërkon klubi i madh portugez

16:53, 21/11/2017

Sezoni fantastik që Kamer Qaka po përjeton në Ligën e Parë rumune, te Politehnica Ia?i, por edhe debutimi me Kombëtaren shqiptare, kanë bërë që kuotat e mesfushorit të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Pas aktivizimit për afro 25 minuta në miqësoren e fituar nga kuqezinjtë, në Turqi, lojtari është kthyer në një element mjaft të kërkuar në merkato.

Për shërbimet e 22-vjeçarit interesohen gjigantët portugezë të Bragës. Konfirmimi erdhi nga presidenti ekzekutiv i Politehnica Ia?i, Adrian Ambrosie, sipas të cilit përfaqësuesit e lojtarit kuqezi kanë informuar klubin se janë në bisedime me dy skuadra të mëdha, njëra prej të cilave është Braga në Portugali.

Drejtuesit rumunë kanë lënë të hapur mundësinë e shitjes së Qakës, nëse oferta do të jetë e rëndësishme. Mesfushori u transferua gjatë verës së kaluar për 50 mijë euro, ndërsa vlera e kartonit të tij është 10-fishuar, por sipas burimeve pranë klubit, te Politehnica Ia?i nuk kanë ndërmend ta shesin për më pak se 1 milion euro.

Për Kamer Qakën interes kanë shfaqur gjithashtu edhe 3 skuadra në Rumani, mes të cilave Steaua e Bukureshtit, Kraiova dhe CFR Kluzh, por asnjëra prej tyre ka paraqitur ende një ofertë konkrete për yllin e ri, që pas përfaqësimit me skuadrat e moshave të Norvegjisë, tashmë është veshur kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco