Tjetër skandal në Itali, Tavecchio akuzohet nga një punonjëse për ngacmim seksual

Tjetër skandal në Itali, Tavecchio akuzohet nga një punonjëse për ngacmim seksual

16:37, 21/11/2017

Pas stuhisë me të cilën u pasua eliminimi i Italisë në Botëror, për presidentin e Federatës Italiane që dha dorëheqjen, Carlo Tavecchio, pritet një tjetër tërmet.

Mediat italiane shkruajnë sot se mbi të rëndon një akuzë për ngacmim seksual, nga një grua, pjese e ekzekutivit sportiv, e cila ka qenë nën trysninë e ish-presidentit.

Sipas Panoramës, gruaja ka thënë se në një rast, pasi hyri në zyrën e Tavecchios për të diskutuar për punën, ish-presidenti tentoi ta prekte atë. Dhe ashtu si ka treguar ajo, e vënë përballë kundërshtimit të saj, ai mbylli perdet që të mos e shihnin nga jashtë.

Duket se ky nuk është një episod i izoluar, pasi gruaja që ka bërë akuzat ka thënë se ato kanë qenë të përsëritura.

Për këtë ka edhe një denoncim në Prokurorinë e Romës. “Unë gjithashtu pësova dhunë morale dhe psikologjike”, tha gruaja, duke pretenduar se ajo ka regjistrime audio dhe video, që “kryqëzojnë” ish-presidentin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco