VIDEO/ Portieri shqiptar bëhet hero në Qipro, pret penalltinë në minutat shtesë

VIDEO/ Portieri shqiptar bëhet hero në Qipro, pret penalltinë në minutat shtesë

15:44, 21/11/2017

Forma e mirë e portierit shqiptar vijon edhe këtë sezon në Qipro. Isli Hidi është bërë heroi i Olimpiakos Nikosia kundër Arisit në ndeshjen e javës së 12-të. Gardiani shqiptar ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në një penallti të ekzekutuar në minutën e 90-të.

Hidi kuptoi 11 metërshin në minutën e fundit, e ekzekutuar në të djathtë të tij dhe ja doli që të ruante kuadratin të paprekur në ndeshjen që u mbyll 0-0. Ai u bë shpëtimtar edhe me pritje të tjera gjatë takimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco