FOTO/ Rrëfimi tronditës i sportistes: ‘Shoku i skuadrës më përdhunoi’

FOTO/ Rrëfimi tronditës i sportistes: ‘Shoku i skuadrës më përdhunoi’

15:38, 21/11/2017

Janë të rënda akuzat e skiatores austriake Nicola Werdenigg kundër Federatës së saj dhënë për të përditshmen vendase “Standard”.

58-vjeçarja e katërta në zbritje olimpike në Innsbruck në vitin 1976, dhe e bija e ish-trajnerit austriak Ernst Spiess dhe e Erika Mahringer që fitoi 2 medalje bronzi në olimpiadën e vitit 1948 ka bërë akuza të forta.

“U përdhunova në moshën 16-vjeçare nga një shok i skuadrës pasi më dhanë për të pirë bashkë me një burrë tjetër. Ka pasur shpesh ngacmime seksuale nga trajnerët, shokët e skuadrës madje edhe nga anëtarë të stafit. Ndodhte në sy të të gjithëve, por nuk u mor asnjë masë.

Në atë kohë këto konsideroheshin si “aventura dashurie”. Një skiatoreje të re i regjistruan me një kamer të fshehtë “herën e parë”. Ia treguan më pas videon të gjithë skuadrës, por askush nuk pësoi gjë. Ajo u tërhoq dhe nuk garoi më” – tha skiatorja e famshme.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco