Sergio Ramos rikthehet më 2 dhjetor, por do të mbajë maskë

Sergio Ramos rikthehet më 2 dhjetor, por do të mbajë maskë

15:01, 21/11/2017

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, u dwmtua në derbin ndaj Atletico Madridit dhe kështu do të jetë për disa ndeshje jashtë fushave.

Spanjolli theu hundën, kjo pasi u godit ashpër nga lojtari kundërshtar, Lucas Hernandez gjatë një aksioni.

Ramos do të mungojë në ndeshjen kundër Apoelit në Champions League, Malagas në La Liga dhe Fuenlabradas në Kupën e Mbretit.

31-vjeçari do të rikthehet ndaj Athletico Bilbaos më 2 dhjetor 2017.

Lojtari ka publikuar edhe një fotografi në Twitter ku i përditësuar tifozët me lëndimin: “Hap pas hapi”, ka shkruar Ramos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco