Kukësi shkarkon trajnerin? Gjici pas mbledhjes merr këtë vendim zyrtar

Kukësi shkarkon trajnerin? Gjici pas mbledhjes merr këtë vendim zyrtar

10:30, 21/11/2017

Moment shumë delikat te Kukësi, por asnjë revolucion. Humbja ndaj Partizanit tronditi rëndë pozitat e trajnerit Mlladen Milinkoviç, i cili ishte i gatshëm të largohej, por duket se Safet Gjici e ka seriozisht, kur këmbëngul se trajneri ikën i fundit.

Pas një takimi urgjent mbrëmjen e djeshme, presidenti ka konfirmuar trajnerin serb, i cili do të dalë sot paradite në stërvitje, raporton Supersport.

Ndërkaq, nesër skuadra do të paraqitet para presidentit dhe pritet furtunë, nga gjobat deri te ndonjë përjashtim. Prej ditësh ka probleme dhe kritikat kanë qenë të shumta nga Gjici, ndaj tashmë mund të kalohet nga fjalët e veprat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco