Donnarumma i sinqertë: Buffon është idhulli im, mundohem ta imitoj

Donnarumma i sinqertë: Buffon është idhulli im, mundohem ta imitoj

23:38, 20/11/2017

Gigi Buffon u tërhoq përfundimisht nga Kombëtarja e Italisë, pas eliminimit që pësoi prej Suedisë, për në finalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”, duke përzgjedhur Donnarumman dhe Perin si portierët e së ardhmes azzurre.

Portieri i Milan nuk fshihet: “Me Buffon jam njohur në përfaqësuese, ku edhe pata fatin të luaj e stërvitem bashkë me atë. Kur është në portë e vëzhgoj me kujdes, përpiqem t’i vjedh gjithmonë ndonjë gjë, sepse ai ka bërë historinë. Nëse synon një nivel të lartë, duhet të rrëmbesh diçka prej më të mirëve. Nga Buffon më befason gjithmonë qetësia e tij”, u shpreh portieri i Milanit.

“Buffon ka qenë gjithmonë idhulli im, e kam ndjekur që kur isha fëmijë. Kam tentuar gjithmonë ta imitoj, edhe jashtë fushe, sepse ai është një kampion. E falenderoj shumë për fjalët e bukura që ka thënë gjithmonë për mua. Të gjithë thonë se unë jam pasardhësi i tij, por kam shumë, shumë për të punuar. Nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Për të arritur në nievele të larta, nuk duhet të ndalesh asnjëherë. Nuk frikësohem që më konsiderojnë trashëgimtari i Buffon, por duhet të përmirësohem shumë për të arritur në nivelin e Gigit”, deklaroi Donnarumma për faqen zyrtare të UEFA-s.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco