Montella vazhdon të mbajë me shpresa tifozët e Milanit, dëgjojeni si shprehet këtë herë

Montella vazhdon të mbajë me shpresa tifozët e Milanit, dëgjojeni si shprehet këtë herë

21:56, 20/11/2017

Vincenzo Montella rikthehet të flasë për humbjen me Napolin, ndërsa i përgjigjet edhe pyetjeve mbi nervozizmin e drejtuesit kuqezi, Mirabellit.

Tekniku i Milanit u shpreh edhe një herë se skuadra po përgjigjet mirë në fushë, ndërsa për humbjen e fundit, i dha meritën napolitanëve.

Mirabelli ishte i nervozuar? Pas ndeshjes me Napolin, të gjithë ishim të nervozuar. Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe u përballëm si të barabartë me një skuadër si Napoli, që ka marrë 100 pikë në sezonin e fundit. Me Mirabellin kemi një marrëdhënie të shkëlqyer në aspektin personal, ndërsa ai profesional bazohet te respekti reciprok. Vështirësitë e fillimit ishin të parashikuara, por unë arrij të dalloj rritjen e ekipit, nga java në javë dhe kjo më jep shpresë që situata do të përmirësohet”, u shpreh trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco