Moratti mrekullohet nga Interi, thotë fjalë të mëdha për Spallettin

Moratti mrekullohet nga Interi, thotë fjalë të mëdha për Spallettin

21:05, 20/11/2017

Massimo Moratti rikthehet të flasë për Interin dhe paraqitjet e mira të skuadrës në këtë fillim sezoni. Ish-presidenti dhe pronari i zikaltërve u shpreh mjaft i kënaqur me punën e bërë nga Spalletti dhe pranoi se kjo skuadër mund të fitojë titullin.

Spalletti ka bërë një punë të shkëlqyer. Skuadra po luan mirë dhe djemtë janë seriozë në fushë. Ky Inter vendoset mirë dhe javë pas jave po çon në shtëpi 3 pikët, në mënyrë krejtësisht të merituar. Me aq sa kam parë deri tani, them se ky ekip i ka mundësitë të fitojë titullin, por sërish është herët për të diskutuar. Më pëlqen të përqendrohemi tek objektivi fillestar, që është pjesëmarrja në Champions”, tha Moratti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco