Dinamo e Kievit ruan forcat për kampionatin ukrainas, si shëtitje sfida me Skënderbeun

Dinamo e Kievit ruan forcat për kampionatin ukrainas, si shëtitje sfida me Skënderbeun

20:43, 20/11/2017

Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Përballë është Dinamo Kiev, skuadra më e fortë Grupit B në Europa League. Një ndeshje ku nuk mungojnë elementët që favorizojnë korçarët.

Ukrainasit janë të kualifikuar në fazën tjetër dhe nuk kanë ndërmend të lodhin yjet e skuadrës. Për këtë arsye, klubi njoftoi se ka ndryshuar axhendën e udhëtimit në Shqipëri, me skuadrën që do të zbarkojë në Tiranë vetëm gjatë pasdites së të mërkurës.

Drejtuesit e Dinamos së Kievit vendosën të mos zbresin në fushë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes, por ekipi do të zhvillojë një seancë të lehtë në kryeqytetin ukrainas përpara udhëtimit.

Arsyet janë të ndryshme: nga distanca e madhe, prej më tepër se 1,300 kilometra që natyrshëm shkakton lodhje te futbollistët, për të vijuar me faktin se pasi hipotekuan kualifikimin në Europa League, tashmë në Kiev po i përqendrojnë forcat në kampionat, aty ku Dinamo po lufton për titullin me Shakhtar Donetsk.

Të mërkurën në Tiranë do të zhvillohet vetëm konferenca për shtyp e trajnerit Khatskevich, ndërsa ukrainasit do të largohen nga vendi ynë diitën pas ndeshjes, pra të premten.

Kjo bën që Dynamo e Kievit të qëndrojë tre ditë në Shqipëri, ku nuk do të kryejë asnjë seancë stërvitore. Të gjitha indicie që kundërshtarët po mendojnë më tepër të rikuperojnë forcat.

Nga kjo situatë mund të përfitojë Skënderbeu. Korçarët që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të Europa League, të vetëdijshëm se suksesi do ti mbante në garë për vendin e dytë dhe kualifikimin eventual në fazën me eleminim direkt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco