Ëndrra e Perez, një trajner kampion Bote te Real Madridi

Ëndrra e Perez, një trajner kampion Bote te Real Madridi

20:25, 20/11/2017

Një titull në La Liga dhe dy Champions League duket se nuk mjaftojnë që Zinedine Zidane të qëndrojë në krye të Realit të Madridit.

“Los Blancos”, aktualisht 10 pikë larg Barcelonës në Primera Division pas 12 javëve të para të kampionatit, po kalojnë një situatë të vështirë, me presidentin Florentino Perez që po studion kandidatët e mundshëm për periudhën post-Zidane.

Emri i parë në listën e presidencës madrilene, sipas mediave spanjolle, është Joakim Low, trajneri aktual i Kombëtares së Gjermanisë.

Nëse Reali do ta mbyllë sezonin pa një trofe të rëndësishëm, i përzgjedhuri për të zëvendësuar francezin është Low. Perez thuhet se ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e gjermanit, që nga ana e tij e sheh me entuziazëm mundësinë e uljes në një stol të rëndësishëm, sic është ai i Realit të Madridit.

57-vjeçari është prej thuasje 12 vjetësh në krye të “Pancerave” dhe me shumë mundësi do t’i japë fund me kombëtaren pas “Rusi 2018”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco