Buffon e konfirmon i jep fund karrierës: Dua Championsin si trofeun e fundit!

Buffon e konfirmon i jep fund karrierës: Dua Championsin si trofeun e fundit!

15:30, 20/11/2017

Portieri italian, Gianluigi Buffon e ka konfirmuar se në fund të sezonit do t’i japë fund karrierës.

Champions League është trofeu i vetëm që Buffon nuk e ka fituar në karrierë dhe dëshiron që ky të jetë i pari dhe i fundit.

“Me shumë mundësi do t’i jap fund karrierës pas këtij sezoni. Jam i qetë, nuk kam aspak frikë nga largimi prej futbollit. Thjesht jam kurioz për jetën në vijim, por nuk kam frikë t’i them lamtumirë futbollit”, ka treguar fillimisht Buffon.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Edhe pse e di se këtë trofe do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më në formë në muajin mars. Shpresoj dhe urojë që të jetë Juventusi”.

Krejt në fund foli i edhe për të ardhmen pas futbollit, ku thotë se nuk dëshiron të mendojë çfarë do të ndodhë me të, pasi dëshiron t’i shijoj edhe ndeshjet që i kanë mbetur.

“E ardhmja? Të paktën për momentin Buffon nuk mendon as për karrierën si trajner dhe as për ndonjë post drejtuesi. Di vetëm sesi duhet të përballojë 90 minutat e fundit me fanellën e Juventusi që do të jetë njësoj si ajo e para, me një entuziazëm të madh dhe me krenari”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco