Kukësi-Partizani, takimi gjykohet nga arbitri i kontestuar

Kukësi-Partizani, takimi gjykohet nga arbitri i kontestuar

10:13, 20/11/2017

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” ku Kukësi do të presë skuadrën e Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës.

Kjo përballje interesante do të gjykohet nga një arbitër i shpallur “non-grata” nga kampionët në fuqi.

Andi Koçi është i përzgjedhuri i FSHF-së për të vendosur drejtësi në këtë takim.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, pas një ndeshjeje Kukësi-Vllaznia të përfunduar 1-1, klubi verilindor doli me një komunikatë për shtyp ku listonte vendimet e gabuara të Koçit, duke i kërkuar FSHF-së që ky gjyqtar të mos gjykonte më ndeshjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco