Konfirmohet/ Një prej këtyre 5 emrave do të jetë trajneri i ri i Italisë

Konfirmohet/ Një prej këtyre 5 emrave do të jetë trajneri i ri i Italisë

09:10, 20/11/2017

Presidenti i Federatës Italiane të futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio nuk po mendon largimin por ka në tavolinë listën me emrat kandidatë për të marrë drejtimin e përfaqësueses ‘axurre’.

Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Max Allegri, Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini njëri prej tyre pritet të ulet në stolin e përfaqësueses italiane, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Për momentin të gjithë kanë detyrime kontraktuale deri në qershor. Këto janë marrëveshje shumë milionësh, ne nuk mund të paguajnë vetëm klauzolat e lirimit. Ne po kërkojmë më të mirin. Është e qartë, kur them këtë, kandidatë janë Ancelotti, Conte, Allegri, Ranieri, apo dikush tjetër si Mancini, kjo është lista e opsioneve", tha Tavecchio për Le Iene.

Kujtojmë që Giampiero Ventura u shkarkua nga posti i trajnerit pasi dështoi në “Play Off” për të kualifikuar Italinë në Kampionatin Botëror.

/ Oldi Mele / SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment