Me Shqipërinë nuk pësoi kurrë 4 gola, De Biasi: Më vjen turp!

Me Shqipërinë nuk pësoi kurrë 4 gola, De Biasi: Më vjen turp!

23:20, 19/11/2017

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajneri Giani De Biassi dhe Alavesi i tij. Pas fitores një javë më parë, këtë herë ka pësuar një humbje me goleadë.

Rezultati 4-1 në favor të Getafes tregon momentin e vështirë që po kalon ekipi i De Biasit, por edhe vetë trajneri. Nuk mbahet mend se sa kohë kanë kaluar nga ndeshja e fundit kur ai ka pësuar për herë të parë katër gola.

Nën drejtimin e Kombëtares shqiptare kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe maksimumi i golave të pësuar ishin 3. Trajneri është rebeluar shumë me rezultatin e ndeshjes dhe mënyrën se si luajti skuadra e tij.

E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, por nuk i bëmë ato që kemi bërë në stërvitje. Goli i parë ishte për fajin tonë, ndërsa penalltia na ‘vrau’. Ishte shumë bujare nga ana e arbitrit, por ata e merituan fitoren. Më vjen turp nga kjo situatë ku ndodhemi, por duhet të reagojmë patjetër në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë ish-trajneri i Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco