Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Milan thyen këtë rekord negativ

Milan thyen këtë rekord negativ

21:04, 19/11/2017

Skuadra e Milanit ka pësuar 6 humbje në 13 ndeshjet e para në Serie A, jashtë çdo parashikimi, pasi gjatë verës kishte transferuar 11 lojtarë dhe shpenzuar mbi 200 milionë euro.

Si të mos mjaftonte starti negativ dhe humbja në sfidën e djeshme ndaj Napolit, Milani i Vicenzo Montellas regjistroi një tjetër rekord negativ, duke imituar skuadrën më të dobët të Serisë A, Beneventon.

Në përballjen me Napolin, kuqezinjtë nuk u futën qoftë edhe një herë të vetme në zonën e napolitaneve, në të gjithë pjesën e parë. Të njëjtën gjë ka regjistruar edhe Benevento në takimet me Napolin dhe Juventusin.

Ndërkohë Napoli gjuajti plot 14 herë drejt portës së Donaarummas dhe kontrolloi topin 60 %.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco