‘Kam 4 ditë që nuk flej gjumë’. Nesër merret vendimi për Tavecchion

‘Kam 4 ditë që nuk flej gjumë’. Nesër merret vendimi për Tavecchion

20:26, 19/11/2017

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, duket se ka vendosur të japë dorëheqjen nga ky post. Mediat italiane raportojnë se Tavecchio do të paraqitet me letrën e dorëheqjes, në mbledhjen e Kolegjit Federal, të hënën paradite.

Duket se Tavecchio nuk e ka përballuar mbetjen jashtë Botërorit, të Italisë, gjë të cilën e pranoi edhe në një intervistë për “Le Iene”.

Kam 4 ditë që nuk vë gjumë në sy. Jam thellësisht i dëshpëruar, sepse isha thuajse i sigurt për kualifikimin. Është i gjithë faji i Venturës, sepse bëri zgjedhje teknike dhe taktike krejtësisht të gabuara, por përgjegjësia është edhe e imja, pasi unë e zgjodha trajnerin. Në të 2 takimet kemi luajtur keq, me topin në krah dhe krosime në zonë, kur dihej që suedezët ishin të gjithë nga 1.90 m të gjatë. Duhej të luanim më shumë në qendër dhe me lojtarë shtatshkurtër e teknikë, por që fatkeqësisht qëndronin në stol”, tregoi mes lotësh Tavecchio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco