Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Inter-Atalanta, formacionet zyrtare. Berisha me misionin të ndalë ‘furinë zikaltër’

Inter-Atalanta, formacionet zyrtare. Berisha me misionin të ndalë ‘furinë zikaltër’

20:02, 19/11/2017

Etrit Berisha me misionin e vështirë për të ndalur sulmin “ziklatër”, e veçanërisht Mauro Icardin. Në orën 20:45, në “San Siro”, Interi i Spalletit do të kërkojë të rikuperojë pozicionet e humbura në renditje, për të mos humbur kontaktet me kreun.

Trajneri “ziklatër” ka konfirmuar formacionin e zakonshëm, ku bën pjesë edhe Icardi, i cili është riaftësuar nga problemi fizik që e pengoi të grumbullohej me Argjentinën për dy ndeshjet miqësore të nëntorit.

Ai do të jetë i mbështetur në majën e sulmit nga Candreva, Borja Valero dhe Perisic. Vecino dhe Gagliardini do të formojnë murin para katërshes mbrojtëse D’Ambrosio-Skriniar-Miranda-Santon.

Nga ana tjetër, Gasperini i Atalantës nuk ka grumbulluar Caldaran, por është Palomino në mbrojtje. I padisponueshëm mbetet Spinazzola, ndërsa ka hapësira në formacion edhe për Cristante dhe Castagne në vend të Kurtic dhe Gosens. I pakrekshëm në portë Etrit Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco